AEG BSK892330M Manuale Utente Pagina 51

  • Scaricare
  • Aggiungi ai miei manuali
  • Stampa
  • Pagina
    / 60
  • Indice
  • SEGNALIBRI
  • Valutato. / 5. Basato su recensioni clienti
Vedere la pagina 50
11.3 Heqja e mbajtëseve të
rafteve
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen,
sigurohuni që furra të jetë e ftohtë. Ka
rrezik djegieje.
Për të pastruar furrën hiqni mbajtëset e
raftit.
1. Nxirrini mbajtëset me kujdes nga
kapja e përparme, duke i ngritur lart.
2
3
1
2. Tërhiqni pjesën ballore të
mbështetëses nga muri anësor.
3. Nxirrini mbajtëset nga kapja e
pasme.
Montojini mbajtëset e rafteve në rendin e
kundërt.
11.4 Pastrim Me Avull
Hiqni me dorë sa më shumë papastërti
që të mundni.
Hiqni aksesorët dhe mbajtësen e sirtarit
për të pastruar muret anësore.
Funksionet e pastrimit me avull
mbështesin pastrimin me avull të
hapësirës së furrës.
Përpara se të filloni procedurën e
pastrimit, sigurohuni që furra të jetë e
ftohtë.
Kur funksioni i pastrimit me avull është
aktiv, drita fiket.
1. Mbusheni sirtarin e ujit deri në nivel
maksimal.
2. Zgjidhni funksionin e pastrimit me
avull në menynë: Pastrimi.
Pastrim Me Avull - kohëzgjatja e
funksionit është rreth 30 minuta.
a) Aktivizoni funksionin.
b) Kur programi përfundon, tingëllon
një sinjal.
c) Shtypni butonin me rrotullim për
të çaktivizuar sinjalin.
Pastrim Me Avull Plus - kohëzgjatja
e funksionit është afërsisht 75
minuta.
a) Spërkatni njëtrajtësisht detergjent
të përshtatshëm në hapësirën e
furrës, në pjesët e smaltit dhe të
çelikut.
b) Aktivizoni funksionin.
Pjesa e parë e programit
përfundon pas rreth 50 minutash.
c) Fshini brendësinë e furrës me
sfungjer joabraziv të
përshtatshëm. Mund të përdorni
ujë të ngrohtë ose detergjente
për furrë.
d) Fillon pjesa përfundimtare e
procedurës. Kohëzgjatja e kësaj
faze është afërsisht 25 minuta.
3. Fshini brendësinë e furrës me
sfungjer joabraziv. Mund të përdorni
ujë të ngrohtë.
4. Hiqni ujin e mbetur nga sirtari i ujit.
Pas pastrimit, mbajeni derën e furrës
hapur për rreth 1 orë. Prisni derisa furra
të jetë tharë. Për të shpejtuar tharjen,
mund ta nxehni furrën me ajër të nxehtë
me temperaturë 150°C për afërsisht 15
minuta. Mund të përftoni efekte
maksimale nga funksioni i pastrimit nëse
e pastroni furrën me dorë menjëherë pas
përfundimit të funksionit.
11.5 Kujtuesi I Pastrimit
Kur shfaqet kujtuesi, është i nevojshëm
pastrimi. Kryeni funksionin Pastrim Me
Avull Plus.
11.6 Pastrimi i sirtarit të ujit
Nxirrni sirtarin e ujit nga furra.
1. Hiqni kapakun e sirtarit të ujit. Ngrini
kapakun sipas daljes së pasme.
XAM
2. Hiqni ndaluesin e valëve. Tërhiqeni
për ta nxjerrë nga trupi i sirtarit,
derisa të dalë.
SHQIP 51
Vedere la pagina 50
1 2 ... 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 ... 59 60

Commenti su questo manuale

Nessun commento