
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
4.1 Pastrimi i pjesës së
brendshme të pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
4.2 Vendosja e rafteve të
derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të
ushqimit të madhësive të ndryshme,
raftet e derës mund të vendosen në
lartësi të ndryshme.
1. Tërhiqeni gradualisht raftin në
drejtimin e shigjetave derisa të
çmontohet.
2. Ripozicionojeni siç kërkohet.
4.3 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash në mënyrë që raftet të
mund të vendosen sipas dëshirës.
Mos e lëvizni raftin prej
xhami mbi sirtarin e
zarzavateve për të siguruar
qarkullim të mirë të ajrit.
4.4 Ngrirja e ushqimit të
freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe
ruajtjen e ushqimeve të ngrira dhe
shumë të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin FROSTMATIC dhe
vendosni ushqimin që do të ngrini, në
ndarjen e ngrirësit.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin FROSTMATIC të
paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin që do të ngrini, në ndarjen e
ngrirësit.
Vendoseni ushqimin e freskët që do të
ngrihet në në ndarjen e mesme,.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë specifikohet në pllakën
e specifikimeve, një etiketë që ndodhet
në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqime të tjera për
t’u ngrirë.
Kur procesi i ngrirjes të ketë përfunduar,
caktoni sërish temperaturën e kërkuar
(shihni "Funksioni FROSTMATIC").
SHQIP 7
Commenti su questo manuale