AEG BS836680HM Libro delle Ricette Pagina 11

  • Scaricare
  • Aggiungi ai miei manuali
  • Stampa
  • Pagina
    / 32
  • Indice
  • SEGNALIBRI
  • Valutato. / 5. Basato su recensioni clienti
Vedere la pagina 10
5.4 Musaka:
Për 8-10 veta.
Përbërësit:
1 qepë e grirë
vaj ulliri
1,5 kg mish i grirë
1 kavanoz me domate të grira (400 g)
50 g djathë i grirë
4 lugë gjelle me thërrime buke
kripë dhe piper
kanellë
1 kg patate
1,5 kg patëllxhanë
gjalpë për të skuqur
Përbërësit për salcën beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
600 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
150 g djathë i grirë
4 lugë gjelle thërrime buke
50 g gjalpë
Metoda:
Skuqni qepët e grira në pak vaj ulliri dhe
pastaj shtoni mishin e grirë dhe trazojeni.
Shtoni domatet e grira, djathin Emmental
të grirë dhe thërrimet e bukës, trazojini
mirë dhe lërini deri sa të ziejnë. Më pas
hidhni kripë, piper dhe kanellë dhe hiqeni
nga vatra e zjarrit. Qëroni patatet dhe
pritni në feta 1 cm të trasha, lani
patëllxhanët dhe pritini në feta 1 cm të
trasha. Thajini të gjitha fetat me letër
kuzhine. Më pas skuqini në një tigan me
shumë gjalpë. Ndërkohë përgatisni
salcën e beshamelit: Shkrini gjalpin në
një tigan, shtoni miellin dhe skuqeni deri
sa të bëhet ngjyrë të verdhë, duke e
trazuar vazhdimisht. Shtoni qumështin
ngadalë, duke e përzier vazhdimisht.
Hidhini beshamelit kripë, piper dhe arrë
moskati dhe lëreni të ziejë të zbuluar për
rreth 10 minuta. Vendosni fetat e
patateve në fund të enës zjarrduruese të
lyer me yndyrë, hidhuni sipër pak djathë
të grirë. Shtroni një shtresë patëllxhanë
mbi të. Mbi këtë shtresë vendosni një
pjesë të përzierjes me mishin e grirë. Mbi
këtë shtresë vendosni një pjesë të salcës
beshamel. Më pas vendosini një shtresë
tjetër patatesh, të ndjekur nga
patëllxhanët dhe pastaj mishi i grirë.
Shtresa e fundit duhet të jetë salca
beshamel. Sipër saj hidhni pjesën e
mbetur të djathit dhe thërrimet e bukës.
Shkrini gjalpin dhe hidheni mbi musaka.
Koha në pajisje (min): 60
Pozicioni i raftit: 2
5.5 Patate gratin:
Përbërësit:
1.000 g patate
nga 1 lugë kafeje kripë, piper dhe arrë
moskat
2 thelpinj hudhra
200 g djathë i grirë
200 ml qumësht
200 ml ajkë
4 lugë gjelle gjalpë
Metoda:
Qëroni patatet, pritini në feta të holla,
thajini dhe pastaj lyejini me kripë dhe
erëza. Fërkoni me një thelb hudhër enën
zjarrduruese të pjekjes dhe më pas
lyejeni me pak gjalpë. Gjysmën e fetave
të patateve me erëza shpërndajini në
enë, dhe më pas shtroni pak djathë të
grirë mbi to. Shtroni mbi djathin pjesën e
mbetur të fetave të patateve dhe
shpërndani përsëri mbi to pjesën e
mbetur të djathit të grirë. Grini thelbin e
dytë të hudhrës dhe rriheni së bashku
me qumështin dhe ajkën. Hidhni mbi
patate masën e përgatitur dhe pastaj
shpërndani në copa pjesën e mbetur të
gjalpit në sipërfaqe.
Koha në pajisje (min): 70
Pozicioni i raftit: 2
5.6 Frankonianë trashaluq:
Për 6-8 veta.
Përbërësit:
Rreth 1000 g rripa gjeldeti
1 kavanoz i vogël me kërpudha (koka
të vogla)
500 g qepë, të prera
1 kg brumë me topa
400 g djathë i grirë
250 ml ajkë
Metoda:
Lyejini rripat e gjeldetit me kripë, piper,
spec etj. Skuqni qepët e grira. Kullojini
SHQIP 11
Vedere la pagina 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 31 32

Commenti su questo manuale

Nessun commento