AEG BS836680HM Libro delle Ricette Pagina 15

  • Scaricare
  • Aggiungi ai miei manuali
  • Stampa
  • Pagina
    / 32
  • Indice
  • SEGNALIBRI
  • Valutato. / 5. Basato su recensioni clienti
Vedere la pagina 14
6.7 Pite me djathë dhie:
Përbërësit për brumin:
125 g miell
60 ml vaj ulliri
1 pisk kripë
3 - 4 lugë gjelle ujë i ftohë
Përbërësit për pjesën e sipërme:
1 lugë gjelle vaj ulliri
2 qepë
kripë dhe piper
1 lugë kafeje trumzë të grirë
125 g ricotta
100 g djathë dhie
2 lugë gjelle ullinj
1 vezë
60 ml ajkë
Tjetër:
Tava e zezë pjekjeje, e lyer me
yndyrë, me diametër 28 cm
Metoda:
Hidhni miellin, vajin e ullirit dhe kripën në
një tas për përzierje dhe punojeni masën
që të ngjajë si thërrime buke. Shtoni ujin
dhe punoni brumin. Futeni masën e
brumit në frigorifer për disa orë. Në fund
shtroni brumin dhe vendoseni në një tavë
të zezë për pjekje të lyer nga poshtë me
yndyrë. Shpojeni fundin me një pirun.
Hidhni 1 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan.
Qëroni qepët, pritini në feta të holla dhe
skuqini në vaj për rreth 30 minuta të
mbuluara me kapak në tigan. Hidhini
kripë dhe piper dhe përzieni ½ luge
kafeje majdanoz të grirë. Lërini qepët të
ftohen paksa, pastaj shtrojini mbi brumë.
Pastaj hapni djathin "ricotta" dhe djathin
e dhisë mbi të dhe shtoni ullinj. Hidhni
sipër ½ lugë kafeje trumzë të grirë. Për të
përgatitur mbushjen, përzieni së bashku
vezët dhe ajkën. Hidheni materialin e
mbushjes sipër pites.
Koha në pajisje (min): 45
Pozicionet e raftit: 1
7. KEK DHE ËMBËLSIRA ME BRUMË
7.1 Kek me bajame:
Përbërësit për përzierjen:
5 vezë
200 g sheqer
100 g marcapan
200 ml vaj ulliri
450 g miell
1 lugë gjelle kanellë
1 pako sodë buke (afërsisht 15 g)
50 g fëstëkë të copëtuar
125 g bajame të grira
300 ml qumësht
Përbërësit për pjesën e sipërme:
200 g reçel kajsie
5 lugë gjelle sheqer pluhur
1 lugë kafeje kanellë
2 lugë gjelle ujë të ngrohtë
bajame të prera
Tjetër:
tavë pjekjeje për kekët 28 cm
Metoda:
Përzieni vezët, sheqerin dhe marzipanin
për 5 minuta, pastaj me ngadalë shtoni
vajin e ulliri dhe përzierjen e vezëve.
Sitni miellin, kanellën dhe sodën e bukës
së bashku, pastaj shtoni në miell fëstëkët
dhe bajamet e prera. Me kujdes shtoni
masën e vezëve së bashku me
qumështin. Hidheni në formën e pjekjes
ku të keni shpërndarë thërrimet e bukës
në fundin e saj.
Koha në pajisje (min): 70
Pozicioni i raftit: 2
Pas pjekjes:
Ngroheni reçelin e kajsive dhe shtrojeni
mbi kek me një furçë. Më pas lëreni që të
ftohet. Përzieni sheqerin pluhur, kanellën
dhe ujin e ngrohtë dhe shtrojini mbi
kekun. Në fund, hidhni menjëherë
bajamet mbi shtresën e sheqerosur të
kekut.
7.2 Ëmbëlsirë "Brownie":
Përbërësit:
250 g çokollatë
250 g gjalpë
375 g sheqer
2 pako vanilje me sheqer (afërsisht 16
g)
1 pisk kripë
5 lugë gjelle ujë
SHQIP 15
Vedere la pagina 14
1 2 ... 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 ... 31 32

Commenti su questo manuale

Nessun commento