hapini me dorë dhe mbushini me nga 1
lugë kafeje me reçel kumbulle. Tërhiqini
cepat e brumit dhe mbështilleni reçelin
me brumë, dhe më pas jepini formën e
topit. Vendosini topat me brumë në një
tavë të lyer me yndyrë, mbulojeni dhe
lërini të vijë për 45 minuta të tjera dhe
më pas futeni në furrë.
• Koha në pajisje (min): 35
• Pozicioni i raftit: 3
7.13 Kek unazë:
Përbërësit për pjesën e poshtme:
• 500 g miell
• 1 paketë e vogël me maja të thatë (8
g maja të thatë ose 42 g maja të
njomë)
• 80 g sheqer pluhur
• 150 g gjalpë
• 3 vezë
• 2 lugë kafeje të rrafshëta kripë
• 150 ml qumësht
• 70 g stafidhe (lërini që më parë në 20
ml liker vishnje për një 1 orë)
Përbërësit për sipërfaqen:
• 50 g bajame të qëruara
Metoda:
Hidhni në një enë miellin, majanë e
thatë, sheqerin pluhur, gjalpin, vezët,
kripën dhe qumështin dhe punojini deri
sa të keni krijuar një masë të
njëtrajtshme. Mbulojeni brumin në tas
dhe lëreni të vijë për 1 orë. Përzieni me
dorë stafidhet tek brumi. Vërini bajamet
një nga një në secilën boshllëk të tavës
së lyer me yndyrë dhe miell. Pastaj futeni
brumin në formë salsiçeje, dhe vëreni në
tavën e pjekjes. Mbulojeni dhe lëreni të
vijë përsëri për 45 minuta.
• Koha në pajisje (min): 60
• Pozicioni i raftit: 1
7.14 Kek savarian:
Përbërësit për brumin:
• 350 g miell
• 1 paketë e vogël me maja të thatë (8
g maja të thatë ose 42 g maja të
njomë)
• 75 g sheqer
• 100 g gjalpë
• 5 të verdha vezësh
• ½ lugë kafeje kripë
• 1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
• 125 ml qumësht
Pas pjekjes:
• 375 ml ujë
• 200 g sheqer
• 100 ml konjak kumbulle ose 100 ml
liker portokalli
Metoda:
Hidhni në një tas për përzierje miellin,
majanë e thatë, sheqerin, gjalpin, të
verdhat e vezëve, kripën, vaniljen pluhur
dhe qumështin dhe rrihini deri sa të
krijohet një masë brumi e njëtrajtshme.
Mbulojeni brumin në tas dhe lëreni të vijë
për 1 orë. Pastaj brumin vëreni në një
formë keku të rrumbullakët të lyer me
yndyrë dhe mbulojeni e lëreni të vijë
përsëri për 45 minuta të tjera.
• Koha në pajisje (min): 35
• Pozicioni i raftit: 1
Pas pjekjes:
Lëreni ujin dhe sheqerin të ziejnë dhe
lëreni më pas të ftohet. Shtojini konjak
kumbulle ose liker portokalli ujit me
sheqer dhe përziejini së bashku. Kur
keku të jetë ftohur, shpojeni disa herë me
një kunj druri dhe pastaj lëreni që keku të
thithë gjithë përzierjen në mënyrë të
njëtrajtshme.
7.15 Pandispanjë:
Përbërësit:
• 4 vezë
• 2 lugë gjelle ujë të ngrohtë
• 50 g sheqer
• 1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
• 1 pisk kripë
• 100 g sheqer
• 100 g miell
• 100 g miell misri
• 2 lugë kafeje të rrafshët sodë buke
Tjetër:
• Tavë e zezë e rrumbullakët 28 cm e
veshur në fund me letër pjekjeje
Metoda:
Ndani vezët. Përzieni të verdhat e
vezëve, ujin e nxehtë, 50 g sheqer,
vaniljen dhe kripën. Rrihni të bardhat e
vezëve me 100 g sheqer derisa të
mpikset. Sitni miellin, miellin e misrit dhe
www.aeg.com20
Commenti su questo manuale