• Pozicioni i raftit: 1
3.4 Pulë e mbushur:
Për 2 veta.
Përbërësit:
• 1 pulë, 1,2 kg (me të brendshmet)
• 1 lugë gjelle vaj
• 1 lugë kafeje kripë
• 1/4 lugë kafeje spec i kuq
• 50 g thërrmija buke
• 3 - 4 lugë gjelle qumësht
• 1 qepë, e grirë
• 1 tufë majdanoz, i grirë
• 20 g gjalpë
• 1 vezë
• kripë dhe piper
Metoda:
Pastrojeni pulën dhe thajeni. Përzieni
vajin, kripën, specin e kuq dhe fërkojeni
pulën me to. Mbushja: Përzieni bashkë
thërrimet e bukës dhe qumështin.
Vendosni qepët e grira, majdanozin dhe
gjalpin në një tigan për t'i skuqur pak.
Grini zemrën, mëlçinë e stomakun dhe
shtoni një vezë. Më pas përzieni çdo gjë
së bashku dhe shtoni kripë e piper.
Vendoseni gjoksin e pulës poshtë në
tavën e pjekjes, futeni në furrë; kthejeni
në anën tjetër pas 30 minutash.
(Tingëllon një sinjal.)
• Koha në pajisje (min): 90
• Pozicioni i raftit: 1
3.5 Patë e pjekur me
portokall:
Për 4-6 veta.
Përbërësit:
• 1 rosë (1,6 – 2,0 kg)
• kripë
• piper
• 3 portokaj, të qëruar, të pastruar nga
bërthamat dhe të prerë në kubikë
• ½ lugë kafeje kripë
• 2 portokaj për lëngun
• 150 ml sheri
Metoda:
Pastrojeni rosën, hidhini kripë dhe piper
dhe fërkojeni me lëkurat e portokallit.
Mbusheni rosën me copat e portokallit të
lyera me kripë dhe qepeni. Vendoseni
rosën në tavën e pjekjes, me gjoksin
poshtë. Shtrydhni lëngun e portokajve,
përziejeni me sheri dhe hidheni mbi
rosën. Vendoseni rosën në furrë; kthejeni
në anën tjetër 30 minuta më vonë (bie
një sinjal).
• Koha në pajisje (min): 90
• Pozicioni i raftit: 1
4. MISH
4.1 Tavë me mish viçi:
Për 4 veta.
Përbërësit:
• 600 g mish viçi
• kripë dhe piper
• miell
• 10 g gjalpë
• 1 qepë
• 330 ml birrë e zezë
• 2 lugë kafeje sheqer kaf
• 2 lugë gjelle salcë domatesh
• 500 ml lëng mishi
Metoda:
Priteni mishin e lopës në kubikë të
vegjël, lyejeni me kripë e piper dhe
spërkateni me pak miell. Shkrini gjalpin
në një tigan dhe skuqni copat e mishit.
Pastaj vëreni në një tavë gatimi. Qëroni
qepët dhe grijini imët, skuqini lehtë në
pak gjalpë, pastaj hidhini në tavë mbi
mishin. Në një enë përzieni birrën e
zezë, sheqerin kaf, salcën e domates
dhe lëngun e mishit, hidheni përzierjen
në një tigan e lërini derisa të fillojnë të
ziejnë. Pastaj hidheni sipër mishit (mishi
duhet të jetë i mbuluar). Mbulojeni dhe
futeni në furrë.
• Koha në pajisje (min): 120
• Pozicioni i raftit: 3
4.2 Mish lope i marinuar:
Për 4 veta.
Përbërësit:
• 1,5 kg mish lope
• kripë
• piper
SHQIP 5
Commenti su questo manuale