• 50 ml ajkë
• kripë, piper, arrë moskat
• majdanoz i grirë
Tjetër:
• 6 tasa të vegjël për puding
Metoda:
Përzieni mirë vezët, qumështin dhe
ajkën. (Mos e rrihni.) Më pas hidhni
erëza dhe shtoni majdanozin e grirë.
Derdheni në një enë qelqi ose në enë
porcelani të lyer me yndyrë.
• Koha në pajisje (min): 30
• Pozicioni i raftit: 3
Pas gatimit: hiqni vezën "royal" nga tava
dhe prijeni në copa të vogla në formë
katrore ose rombi.
10.2 Ëmbëlsirë me karamel:
Për 4-6 veta.
Përbërësit për përzierjen:
• 100 g sheqer
• 100 ml ujë
• 500 ml qumësht
• 1 bishtajë vaniljeje
• 100 g sheqer
• 2 vezë
• 4 të verdha vezësh
Tjetër:
• 6 tasa të vegjël për sufle
Metoda:
Vendosni 100 g sheqer në një enë dhe
shkrijeni deri sa të bëhet karamel kafe e
hapur. Pastaj shtoni ujin me kujdes
(kujdes - ka rrezik djegieje) dhe nxeheni
derisa të zihet. Ziejeni derisa të bëhet si
shurup dhe derdheni menjëherë brenda
6 tasave të vegjël për sufle, në mënyrë
që fundi i tyre të mbulohet me karamel.
Vendoseni qumështin në një tenxhere,
ndajeni në gjysmë bishtajën e vaniljes
duke përdorur një thikë për të nxjerrë
farat dhe këto shtojani qumështit.
Ngroheni qumështin në rreth 90 °C. (Mos
e lini të ziejë.) Përziejini vezët dhe të
verdhat e vezës me 100 g sheqer. (Mos
e lini të bëhet masë kremoze.) Shtoni
qumështin e ngrohtë te përzierja e
vezëve me sheqerin. Më pas hidheni
nëpër tasa.
• Koha në pajisje (min): 40
• Pozicioni i raftit: 2
10.3 Puding me arrë kokosi:
Për 4 veta.
Përbërësit:
• 250 ml qumësht
• 370 g qumësht arre kokosi
• 6 vezë
• 120 g sheqer
• 1 kuti me mango, të thara dhe të
shtypur
Tjetër:
• 6 tasa të vegjël për puding
Metoda:
Përzieni së bashku qumështin dhe
qumështin e arrës së kokosit. Rrihini
lehtë vezët dhe sheqerin dhe shtojani
këtë qumështit të arrës së kokosit.
Mbushni tasat e vegjël të pudingut me
këtë përzierje. Pas gatimit, përmbyseni
dhe zbukurojeni me mango.
• Koha në pajisje (min): 40
• Pozicioni i raftit: 2
11. GARNITURA
11.1 Oriz me zarzavate:
Përbërësit:
• 200 g oriz kokërrgjatë
• 50 g oriz i egër
• kripë dhe piper
• 1 spec i vogël i kuq
• 400 ml lëng
Pas gatimit:
• 1 kuti e vogël me misër të ëmbël (150
g)
Metoda:
Hidheni orizin kokërrgjatë, orizin e egër,
kripën, piperin, lëngun e perimeve dhe
ujin në një tas gjysmë ore përpara
gatimit. Përgatisni specin, prijeni në
kubikë të vegjël, shtojani orizit dhe lëreni
të gatuhet.
• Koha në pajisje: 40
• Pozicioni i raftit: 3
Pas gatimit: Kullojeni misrin dhe shtojani
orizit të gatuar.
SHQIP 25
Commenti su questo manuale